Lajme

Bill Clinton pritet të vizitojë Shqipërinë më 4 korrik

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 30 Qershor 2023

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton do të zhvillojë vizitë në Shqipëri në datën 4 korrik.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të Klan News.

Ish-Presidenti amerikan do të vijë për herë të parë në vendin tonë.

-Advertisement-

Clinton pritet të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë Edi Rama.

Ky i fundit pak ditë më parë në një konferencë për shtyp paralajmëroi se kishte një dhuratë të madhe me datë 4 korrik, por nuk bëri me dije se për çfarë e kishte fjalën.

Bill Clinton ka qenë Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në periudhën 1993-2001.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy