Lajme

Bill Clinton në spital, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 00:05 | 16 October 2021

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton thuhet se po shërohej nga një infeksion urologjik të premten dhe një ndihmës i ish-presidentit tha se Clinton ishte në një seksion të kujdesit intensiv të spitalit, megjithëse nuk po merrte trajtimin në “kujdesin intensiv” ICU.

Sipas mediave të huaja, ndihmësi i cili foli me gazetarët në spital me kusht që emri i tij të mos identifikohej, nuk dha hollësira mbi arsyen që Clinton gjendej në seksionin e kujdesit intensiv.

Ai tha se Clinton kishte një infeksion urologjik që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut, por është në shërim dhe kurrë nuk kaloi në shok septik, një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën.

-Advertisement-

Clinton, përcjell Telegrafi, ishte me qejf të mirë dhe merrej me libra dhe po shikonte raportimet televizive në lidhje me shtrimin e tij në spital, tha ndihmësi.

Gruaja e tij, ish-sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton ishte me të në spital, por jo edhe vajza e tij, Chelsea Clinton.

Nuk pati ndonjë lajm të menjëhershëm për ndonjë afat kohor se kur do të dilte nga spitali.

Clinton, 75-vjeçar, u pranua të martën në mbrëmje në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë Irvine, për një infeksion që nuk kishte të bënte me COVID-19, tha të enjten, zëdhënësi i Clinton, Angel Urena.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera