Sport

Biletat për ndeshjen PSG-Bayern Munich kushtuan 1500 euro, janë shitur të gjitha

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 14 September 2017

Pasi kanë shpenzuar rreth gjysmë miliardi euro në këtë afat kalimtar, shifrat e ‘çmendura’ rreth  skuadrës së PSG-së vazhdojnë.

Tashëm në skenë kanë dal çmimet për biletat e ndeshjes me Bayern Munich për Ligën e Kampionëve.

Vlen të përmendet fakti që janë shitur të gjitha biletat, edhe pse çmimet për to kanë qenë marramendëse.

-Advertisement-

Më e shtrenjta arrin shifrën prej 1500 eurove, ndërsa më e lira ka kushtuar 134 euro, 34 euro më e shtrenjtë se një biletë e zakonshme për sfidat e këtij niveli.

Sfida ndaj Bayernit, e cila do të luhet në stadiumin ‘Parku i Princave’, ka detyruar tifozët që të paguajnë më shumë se në çdo stadium në botë.

Por kjo strategji dhe blerja e yjeve si Neymar dhe Kylian Mbappe i ka ndezur PSG-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera