Sport

Biletat e Kosovës hiqen nga sistemi online, për ndeshjen me Gjeorgjinë ato shiten në pikat e Artmotion

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 08 October 2021

Federata e Futbollit e Kosovës ka vendosur t’i largojë biletat nga sistemi online, në të cilin kishte ankesa te vazhdushme dhe dyshime për keqperdorim.

Në ndeshjen me Spanjën u lejuan vetëm 400 tifozë dardanë dhe nuk pati bileta në shitje, ndërsa në ndeshjen me Gjeorgjinë që luhet më 12 tetor, biletat do të jenë në shitje që nga nesër nga ora 12:00, nëpër pikat e Artmotion.

Njoftimi i FFK-së:

-Advertisement-

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2022, Kosovë – Gjeorgji, e cila zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të bëhet nëpër pikat shitjes se Artmotion.Në bazë të masave anti-covid të qeverisë së Kosovës në këtë ndeshje do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit.Shitja fillon nesër më datën 09/10/2021 nga ora 12:00.Një person mund të blejë deri në 2 bileta me letërnjoftim.Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera