Opinione

Bileta e ndëshkimit

Autori: Albina Haliti 15:07 | 15 November 2021

Për dy vjet Kosova mbajti tri palë zgjedhje.

Kosovarët treguan se janë të gatshëm për çdo ndryshim, edhe për ndëshkim kur është nevoja.

Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin referendum i ndryshimit, kjo assesi nuk mund të ndryshohet.

-Advertisement-

Pas kësaj date, partitë politike nisën ndryshimet e tyre nga brenda, duke ndryshuar edhe kryetarët e tyre, prandaj mund të themi se ishte referendum për të gjithë, jo vetëm për rezultatin e Albin Kurtin, 50+.

Partitë e tjera e morën porosinë e qartë të ndryshimit, por jo edhe vetë ai që e nisi këtë ndryshim.

Zgjedhjet lokale janë një dëshmi tjetër se pushteti të ndëshkon nëse nuk ec në standardin që e ke ndërtuar vetë.

Si politikan je i pafuqishëm nëse i lufton kundërshtarët nga brenda, këtë nuk e ka kuptuar Kurti ose edhe e di, por është rruga e tij politike.

Hija e tij mbi kandidatët për kryetar të komunave ia humbi zgjedhjet.

Albin Kurti është votuar 50+ plus, gjë që edhe unë mendoj që i është dashur ky rezultat për të bërë atë që ai gjithmonë e ka dashur: PUNËSIM, DREJTËSI.

Bileta që ai e nxori nga këto zgjedhje, është njëdrejtimëshe.

Arben Vitia e ka lidhur nderin e tij politik me Albin Kurtin, prandaj edhe humbjen duhet ta ndajnë së bashku.

Ndërkaq, arkitekti i LDK-së duhet ta ndërtojë edhe brendësinë e partisë që e solli, jo të bëhet një kopje.

* * *

Kurti nuk ka arsye për dorëheqjen, ai është votuar për kryeministër për të udhëhequr Kosovën përmes qeverisë, jo pushteti lokal.

Ky narracion nuk do të duhej të ndërtohej rreth figurës së Albin Kurtit, por rreth Lëvizjes Vetëvendosje, të cilin e ka krijuar vetë Kurti.

Perspektiva e tij nuk është pushteti lokal, një hile meskine nuk duhet ta mposhtë atë.

Kryeministri duhet t’i drejtojë politikat e tij drejt së ardhmes, të ndërtojë atë për çka ka ardhur, politikat e mëdha përtej asaj lokale.

* * *

Figura e Përparim Ramës mund të jetë nesër një ndëshkim i madh për LDK-në, Fiasko politike.

Ai ka barrë të madhe për qytetarët, veten e partinë. Prandaj i duhet të nisë punën nga sot (një ditë mbas zgjedhje).

Mandati i tij i ri nuk duhet të ndërtohet nga gjella e vjetër e LDK-së. Kundërshtar i ka të gjithë, më së shumti ata që nuk besuan në të.

Qytetarët do të jeni përballë jush ndaj secilit vendim. Bileta është gati për secilin, veç itinerari ndryshon.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera