Lajme

Bilek: Dialogu e vizat, janë procese të ndara

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 04 July 2022

Republika Çeke është vend që ka mbështetur Kosovën në shtetndërtim.

“Kosovën e shoh si vend të ri, me popullatë të re. Vend me perspektivë evropiane”, tha në fillim të intervistës në “Info Plus”, në RTK, udhëheqësi i Ambasadës çeke në Kosovë, Pavel Bilek.

E sa i përket dialogut mes Kosovës e Serbisë, udhëheqësi i Ambasadës çeke tha se aktualisht ka ngecje, sepse palët janë larg njëra- tjetrës.

-Advertisement-

Ndërkohë, ai shtoi se progresi i integrimeve evropiane  të Kosovës është i ndërlidhur me rezultatin e dialogut.

“Duhet të bëhet më shumë nga të dyja palët”, theksoi ai.

Bilek më tej premtoi se presidenca çeke do ta ketë në prioritet dialogun, mbarëvajtjen e këtij procesi, duke shtuar se në përafrimet e qëndrimeve në mes të Kosovës e Serbisë  më së miri e dinë përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë, por që, sipas tij, marrëveshja gjithëpërfshirëse do të zgjidhte të gjitha çështjet, si dhe njohjen reciproke.

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse në sytë e Republikës Çeke është një marrëveshje që do të zgjidhte të gjitha çështjet, si edhe njohjen reciproke”, tha Pavel Bilek, në intervistën dhënë në InfoPlus, RTK.

Ndërsa për prioritetet që do të përcaktojë Republika Çeke në kohën sa do ta ketë kryesimin e Presidencës në BE, diplomati Bilek tha se, pos luftës në Ukrainë, prioritet i radhës do të jetë edhe Ballkani Perëndimor, sidomos në çështjen e tranzicionit energjetik, që të jetë më rezistente ndaj ndikimeve kibernetike.

Kurse lidhur me liberalizimin e vizave  ai shtoi se dëshiron që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, duke premtuar se Çekia do të jetë ndihmesë në këtë proces, teksa vuri theksin që zyrtarët kosovarë të kontaktojnë me të gjitha shtetet  e BE-së.

Ai qartësoi se liberalizimi i vizave është i ndarë si proces me çështjet tjera, duke përfshirë dialogun mes Kosovës e Serbisë, në integrimet evropiane.

“Liberalizimi i vizave është proces i ndarë, por në integrimet  evropiane Kosova ka detyrime që duhen plotësuar, prandaj është i ndërlikuar procesi i zgjerimi të BE-së”, tha në fund Pavel Bilek.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera