Lajme

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 29 May 2023

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, pas protestës së dhunshme në veri, ka thënë se kjo që ka ndodhur, është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite.

Në një shkrim në Twitter, Bildt tha se militantët serbë në veri Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s duke plagosur dhjetra prej tyre.

“Cikli i përshkallëzimit të situatës duhet të ndalet sa më shpejt”, shkroi ai.

-Advertisement-

Ndaj veprimeve të dhunshme pati reagime edhe nga NATO dhe shtetet e tjera.

NATO u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të marrin masa në de-përshkallëzimin e situatës kritikee.

“NATO dënon fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e një numri prej tyre. Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë”.Reklama

Ndërsa, sipas konfirmimit zyrtar të KFOR-it në Kosovë, gjatë përplasjes me protestues, 25 pjestarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur, disa nga ta ndodhen në gjendje të rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera