Lajme

Bilanci po rritet: 313 raste aktive, 890 të shëruar dhe 31 viktima

Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 08 June 2020

Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 1,234 me 890 të shëruar dhe 31 viktima.

Derisa Kosova ndodhet në fazën e tretë të lehtësimit të masave është vërejtur një rritje e numrit të rasteve të të infektuarve me koronavirus, derisa para pak ditësh është shënuar edhe viktima e 31.

Gjatë ditës së sotme janë shënuar 40 raste të të infektuarve, e për këtë është mbajtur konferencë e Ministrisë së Shëndetësisë, ku është bërë apel tek qytetarët që të respektojnë masat e vendosura dhe të mos përhapin panik.

-Advertisement-

Rastet në Vushtrri janë rritur dukshëm ditëve të fundit, ku numri total është 144 me 107 raste aktive.

Derisa komuna më e prekur mbetet Prizreni me 147 raste por me 56 aktiv, dhe 88 të shëruar.

Ndërsa numri total i rasteve aktive në tërë Kosovën është 313.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera