Lajme

Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 1.194 të infektuar, 31 të vdekur dhe 884 të shëruar

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 07 June 2020

Mbrëmë u shënuan edhe 36 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.194.

Po ashtu mbrëmë u regjistrua edhe një vdekje nga kjo pandemi. Një 71 vjeçar nga Vushtrria që kishte edhe sëmundje të tjera përcjellëse ka vdekur duke e quar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31.

Ndërsa numri i të shëruarve deri më tani është 884.

-Advertisement-

“Nga data 08 shkurt deri më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.378 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.194 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 06 qershor 2020, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 884 raste”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera