Lajme

Bilanci botëror: Mbi 1,6 milion të infektuar me koronavirus, 96.788 viktima

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 10 April 2020

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.6 milion përkatësisht 1,614,396.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

96,788 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe 362,409 janë shëruar.

-Advertisement-

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, 468,895, të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Italia deri më tani ka numrin më të madh të të vdekurve, 18,279, ndërkohë 15,843 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 12,210 në Francë.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka më shumë se 7,978 të vdekur dhe mbi 65,000 të infektuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera