Lajme

Bilanci: 94 të vdekur nga Covid-19, mbi 2 mijë raste aktive në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 10 July 2020

Para Insitutit Kombëtar të Shendetit Publik po qëndron ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt.

Minuta më vonë, paraditen e së premtes këtu atij dhe kreut të ISHKPK-së Naser Ramadanit, iu bashkua ministri I Shendetësisë Armend Zemaj.

Këtu, i pari i Shëndetësisë, tha se në këtë situatë kur ka shtim të rasteve të infektimit me virusin Korona, ndihma të tilla janë të mirëpritura.

-Advertisement-

Pasi në mënyrë simbolike, diplomati gjerman ua dorëzoi dy kuti me teste, tha se karshi ndihmës së tyre duhet të ketë veprime nga ana e qeverisë e qytetarëve.

E Zemaj mori sërish fjalën.

Ai tha se mbetet shqetësim që raste të infektimit ka nëpër insititucionet publike.

E shqetësim të ngjashëm, ka shprehur edhe kolegu i Zemajt, ministri I Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

MPB ka njoftuar se me kërkesë të Veliut çdo ditë do të raportohet për gjendjen shëndetësore të zyrtarëve te ministrisë.

Si pasojë e shtimit të numrit të të infektuarve, që nga e shtuna janë ndaluar edhe vizitat për të burgosurit.

Deri të premten, numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë tashmë ka shkuar në 94.
Nderkaq, më shumë se 260 pacientë janë të hospitalizuar aktualisht, e të cilët janë pozitiv me Covid 19.

Vetëm gjatë së enjtes në vend janë shënuar 207 raste të reja pozitive me virusin Korona.

Bashkë me këto raste, numri total i personave pozitiv me Covid 19 në Kosovë ka shkuar në 4 mijë e 307.

Prej tyre, aktualisht raste aktive janë 2118, kurse që nga fillimi I pandemisë janë shëruar 2 mijë e 95 pacientë.

Sa përket komunave, kryeqyteti prin me numrin më të madh të rasteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera