Bilanc tragjik/ Numri i vdekjeve nga koronavirusi arrin në 21.000 në botë, ja të rejat më të fundit
Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 26 March 2020
Vendet e izoluara po mundohen të “blejnë” më shumë kohë për të ngadalësuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, tha Maria Van Kerkhove, pjesë e OBSH-së, por kjo kohë duhet të përdoret në mënyrën e duhur, konkretisht për testime dhe vetëm testime, ka shtuar më tej ajo.
Në nivel global, ka pasur më shumë se 470,000 infeksione dhe 21.287 vdekje.
Në shtetin fqinj, Itali, numërohen 74,386 të infektuar dhe 7,503 viktima, duke e bërë atë vendin me numrin më të lartë të vdekjeve në botë, nga Covid-19. Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi urdhri i cili dënon me 1 deri në 5 vite burg për të gjithë personat që thyejnë karantinën.
Numri i vdekjeve në Spanjë tejkaloi 3.600 këtë të mërkurë, me një rritje brenda natës me 738 viktima, duke e bërë atë numrin më të lartë të vdekjeve në botë në 24 orë, pas Italisë.
Masat e marra nga qeveria përfshijnë atë të qëndrimit dhe izolimit në shtëpi deri më datën 11 prill.
Kryeministri i Indisë, Narendra Mondi njoftoi këtë të martë se i gjithë vendi do të mbyllet për 3 javë.
Zelanda e re gjithashtu pas mesnatës të së mërkurës ka filluar izolimin e të gjithë qytetarëve për plot katër javë.
Provinca Hubei në Kinë ndaloi udhëtimet në epiqendrën e virusit, Wuhan, dhe të gjitha pjesët e tjera të provincës, thanë zyrtarët.
17 shtete amerikanë kanë lëshuar urdhra për qëndrimin në shtëpi. Disa shtete dhe qytete kanë mbyllur gjithashtu bizneset jo thelbësore dhe shtynë planet kryesore presidenciale.
Qeveria ruse ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve të rregullta brenda dhe jashtë Rusisë, si përpjekje e vendit që të frenojnë përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Qeveria tha më 26 mars se linjat ajrore do të lejohen të fluturojnë drejt vendeve të tjera me qëllim të kthimit të qytetarëve rusë në shtëpi ose nëse ata marrin autorizim të veçantë të qeverisë.
Franca ka regjistruar 1.331 vdekje nga koronavirusi i ri, por autoritetet kanë frikë se numri i tyre mund të jetë shumë më i lartë.
Zyrtari i lartë shëndetësor në Francë, Jerome Salomon, tha se rastet spitalore “ndoshta paraqesin një pjesë të vogël të vdekshmërisë së përgjithshme”.
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit ka tejkaluar 1.000 në Shtetet e Bashkuara.
Raste të konfimuara me koronavirus janë 68.572.
Universiteti Johns Hopkins, njoftoi se vdekjet totale nga virusi COVID-19 në Shtetet e Bashkuara kanë arritur në 1.031. Numri i përgjithshëm i infeksioneve në SHBA është i treti më i lartë pas Kinës dhe Italisë.
Gjermania ka njoftuar se nga koronavirusi i ri, kanë vdekur edhe 50 persona. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend është: 198
Sipas autoriteteve, të infektuar nga virusi Sars-Cov-2 janë gjithsej 36,508.
Gjermania është vendi i pestë në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirusin e ri.
Ndërkohë ka shkuar në 174 numri i të infektuarve me covid-19 në Shqipëri dhe numërohen 6 viktima.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...