Lajme

Bilanc tragjik edhe në këtë vend, 838 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 29 March 2020

Ashtu si Italia, edhe Spanja po përballet me një situatë alarmante si pasojë e përhapjes së COVID-19.

Brenda 24 orëve në vend janë regjistruar 838 viktima duke e çuar numrin total në 6,528 persona.

Vetëm brenda 1 jave janë raportuar 4,808 viktima.

-Advertisement-

Në përditësimin e sotëm nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë, në të gjithë vendin janë 78,799 të infektuar.

5 mijë prej tyre janë në kujdes intensiv ndërsa mbi 14,700 janë kuruar.

Në 24 orë janë regjistruar mbi 6 mijë persona të infektuar.

Kryeministri Pedro Sanchez ka marrë masa drastike për luftën kundër koronavirusit.

Të vetmit persona që do të shkojnë në punë janë të gjithë ata që kanë një kontakt të drejtpërdrejtë me popullsinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera