Lajme

Bilall Sherifi fjalimin e Kurtit e quan manifest

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 25 May 2018

Përfaqësuesi i Nismës për Kosovën Biladh Sherifi në tryezën e subjekteve politike e ka quajtur fjalimin e Kurtit manifest.

Ai ka deklaruar se as brenda opozitës nuk ka konsensus për atë që flet lideri i VV. “Nëse i keni numrat nuk kemi çka flasim për rrëzimin e qeverisë.

Nëse flitni për zgjedhje në këtë tryezë Nisma nuk do të merr pjesë në këtë tryezë më”, ka deklaruar Sherifi.

-Advertisement-

Ai ka deklaruar se tash për tash nuk ka interesim të shkohet në zgjedhje dhe zgjedhjet nuk pritet të sjellin zgjidhje për Kosovën.

Pavarësisht kësaj ai ka deklaruar në tryezë se nisma është e gatshme të shkoj në zgjedhje kurdo që krijohen kushtet për një gjë të tillë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera