Lajme

BIK’u tregon se kur do të falet namazi i Kurban Bajramit

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 16 July 2021

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që namazi i Bajramit të falet me kapacitetet e plota në xhami.

Falja e namazit të Kurban Bajramit do të bëhet në orën 05:51.

Nga kjo Bashkësi kanë kërkuar që të shmanget organizimi i ceromonisë së faljes së namazit në ambientet publike si sheshet e stadiumet.

-Advertisement-

“Do të falet namazi i sabahut dhe namazi i Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë në territorin e Republikës së Kosovës, duke i respektuar me përpikëri masat anticovid të marra nga Bashkësia Islame e Kosovës, në përputhje të plotë me masat e Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës”, thuhet në vendimin e marrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera