BIK-u me hytbe u bën thirrje besimtarëve që t’i bashkohen marshit “Liria ka emër”

Autori: Gazeta inFokus
23:30 | 30 March 2023
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se do të përkrah dhe mbështesë marshin “Liria ka emër” për t’u solidarizuar me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
BIK-u, nëpërmjet një kumtese për media bën të ditur nesër, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës do t’u bëjë thirrje besimtarëve t’i bashkohen këtij marshi, njofton Klankosova.tv.
“Bashkësia Islame e Kosovës përkrah dhe mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Bashkësia Islame e Kosovës beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe vlerëson lart sakrificën e UÇK-së për lirinë e vendit, si një nga vlerat më të larta e të shenjta të popullit tonë”.
Mes tjerash, u kanë bërë thirrje të gjithë besimtarëve që për hir të gjithë dëshmorëve të bashkohen në marsh.
“Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës fton dhe bën apel te të gjithë besimtarët që në shenjë respekti e vlerësimi për sakrificën sublime të UÇK-së, dhe për hir të të gjithë atyre dëshmorëve që dhanë jetën për liri, të marshojmë të gjithë së bashku për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në mënyrë që t’i dalim zot vlerave tona të shenjta”, thuhet në njoftim.

Të tjera
-
Kusari: Fatkeqësisht Vuçiqit do t’i kthehet bumerang nga njerëzit e vet
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thën...
-
Gjetën një gjarpër të ngordhur në ushqim, 100 fëmijë përfundojnë me urgjencë në spital
Të paktën 110 nxënës në shtetin lindor të Indisë, Bihar, përfunduan në spital...
-
Borrell kërkon që Kosova t’i pezullojë aksionet e saj të policisë në veri
Shefi për Politikë të Jashtme, i BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar sot që Koso...
-
Protestuesve në Zubin Potok iu sjellin ushqim, thuhet se erdhën nga Serbia
Gjendja në Zubin Potok paraqitet e qetë deri në këto momente. ...
-
Stano: Përgjegjëse për dhunën në veri janë Kosova dhe Serbia
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar që të përgjigjet në ...
-
Tahiri: Borrell e Lajçak të japin dorëheqje
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahir...
-
Tensionohet situata në Leposaviq, gazetarët sulmohen nga personat e maskuar
Në prag të Ditës Botërore pa Duhan, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ...
-
KOK reagon në Komunitetin Olimpik Ndërkombëtar për provokimet e Gjokoviqit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka dërguar sot ankesë në Komitetin Olimpik N...
-
Simiq dhe Todiq negociojnë me KFOR-in
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe Slavko Simiq dhe...
-
Tensionohet situata në Leposaviq, gazetarët sulmohen nga personat e maskuar
Gazetarët që po i përcjellin nga afër ngjarjet në veri të vendit janë sulmuar...
-
BE do takim Kurti-Vuçiq në Bratisllavë
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajç...
-
Nagavci: S’kemi raport zyrtar, por nga informatat që kemi procesi mësimor nuk po zhvillohet në veri
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci,...