BIK-u kërkon të paguhen imamët që po ligjërojnë në burgje kundër radikalizmit
Autori: Gazeta inFokus
08:58 | 15 September 2018
Imamët të cilët ligjërojnë në burgjet e Kosovës kundër radikalizmit nuk po paguhen, ka bërë të ditur kryemami i Bashkësisë Islame (BIK), Sabri Bajgora në një prononcim për Ekonomia Online.
Më 11 maj të këtij viti Ministria e Drejtësisë (MD) dhe BIK kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në të cilin parashihej që imamët të ligjërojnë për të burgosurit.
Mirëpo në memorandum nuk parashihej edhe pagesa e këtyre imamëve e që sipas kryeimamit Bajgora, ata bile duhet të kenë një pagesë si stimulim për punën që po bëjnë.
“Në memorandumin që kemi nënshkruar me Ministri të Drejtësisë për momentin çdo punë e hoxhallarëve është vullnetare dhe është pa pagesë, mirëpo kjo nuk do të thotë që në të ardhmen të mos mendohet që të stimulohen në një formë sepse është një detyrë jashtëzakonisht me rëndësi, ndonëse është humane në vet bërthamën e saj, por në kohën kur po jetojmë është e vështirë të stimulosh njerëzit që të jenë për një kohë të gjatë pjesë e këtij programi vullnetarë”.
“Marr si shembull na vendet e perëndimit, imamët apo priftërinjtë që ligjërojnë nëpër burgje paguhen nga shteti, andaj besoj që edhe shteti ynë do të gjejë mënyrën edhe mundësinë që edhe këta imam ti stimulojë në formë pagese për shkak të peshës së përgjegjësisë që e kanë”.
Ai tha se në mbajtjen e ligjëratave janë angazhuar 20 imam në pesë burgje derisa ka theksuar se këto ligjërata janë për të gjitha kategoritë e të dënuarve.
“Kemi filluar me 5-6 burgje të Kosovës dhe për momentin po shkon puna mbarë. Kemi filluar në Dubravë në Mitrovicë, në Gjilan në Lipjan dhe së fundi edhe në burgun e sigurisë së lartë në Gërdovc. Për momentin janë afër 20 hoxhallarë i kemi në mesin e tyre edhe 2 profesoresha të studimeve islame që po merren me trajtimin e të miturve dhe grave në burgun e Lipjanit”.
“Ndonëse në opinion ka mbretëruar një bindje që këto ligjërata kryesisht do të jenë vetëm për ata që janë dënuar për radikalizëm apo ekstremizëm fetar e që nuk është e vërtetë sepse kjo është vetëm një segment i vogël i kësaj ndërkohë që 95% e ligjëratave u dedikohen të burgosurve tjerë jashtë kësaj fushe”.
Bajgora ka bërë të ditur se ky projekt nuk ka ndonjë afat të caktuar se kur do të përfundojë, derisa shtoi që një memorandum i tillë pritet të nënshkruhet edhe me bashkësitë tjera fetare.
“Ky projekt nuk ka ndonjë përcaktim kohor, do të vazhdoj për aq sa ka interesim nga të burgosurit dhe ne jemi duke u përpjekur që ta arrijmë një modus të përshtatshëm edhe për imamët edhe për të burgosurit se çfarë mësimesh dhe çfarë predikimesh kanë dëshirë të bëjnë”.
“Një memorandum i tillë është bërë vetëm me BIK-un, por në bisedë me ministrin është biseduar që do të ketë në të ardhmen e afërt bisedime edhe me bashkësitë tjera fetare që edhe ata të kenë një qasje tek të burgosurit që i përkasin feve të tjera në Kosovë”.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...






























