BIK njofton se kur falet Bajrami

Autori: Gazeta inFokus
12:38 | 19 April 2023
Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me një njoftim ku thuhet se muaji i shenjtë i Ramazanit përfundon të enjten, derisa dita e parë e Fitër Bajramit është të premten.
BIK njofton se manifestimi qendror për këtë festë do të mbahen në Xhaminë e Madhe në Prishtinë në orën 05:05 me faljen e namazit të sabahut.
Ndërsa namazi i Fitër Bajramit do të bëhet në orën 06:23 të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.
Njoftimi i plotë:
DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT
të premten më 21 prill 2023
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e enjte, më 20 prill 2023.
Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të premte, më 21 prill 2023.
Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në orën 5.05, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga teologu, Muhamed ef. Stublla.
Namazi i Fitër – Bajramit falet në orën 06:23, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.
Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.
Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 21 prill 2023, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër – Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër – Bajramit!

Të tjera
-
Osmani i bashkohet thirrjes së Rubios në mbështetje të sovranitetit të Bosnje e Hercegovinës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar deklaratës së sekretari...
-
Kurti: Synojmë që në mandatin e ardhshëm me mua si kryeministër, pakicat t’i kemi në kabinetin qeveritar
Kryeministri Kurti sot gjatë konferencës për media është pyetur nga gazetarët...
-
Shqiptaro-amerikanët takojnë Osmanin, kërkohet formimi i shpejt i Qeverisë dhe rikalibrimi i raporteve me SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me Këshillin për Marrëdhënie Shqi...
-
Kurti: Rashiq u shantazhua në forma të ndryshme për t’ia dëmtuar reputacionin te votuesit serbë
Kryeministri Kurti gjatë konferencën së sotme ka thënë se ministri për Komuni...
-
Kurti: Vuçiqi përmes Radoiçiqit ndërhyri në zgjedhjet tona duke ndihmuar Listën Serbe, u cenua demokracia
Kryeministri Albin Kurti tha se Serbia ndërhyri në zgjedhjet. Ai tha se shtet...
-
Dy vjet nga marrëveshja e Brukselit, zbatimi i saj s’duket në horizont
Zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit mes Kosovës dhe...
-
Vazhdon pranvera e hershme edhe në pesë ditët e ardhshme
Java e ardhshme parashihet të jetë me mot të ndryshueshëm, ndërsa temperatura...
-
Presidenca: Publikimi i fotografisë me gratë e inteligjencës u bë me vlerësimin e AKI-së
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me rastin e 8 marsit – Ditës së Gruas, në...
-
Tre të lënduar në një aksident në Pejë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e s...
-
Gjermani: Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?
Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i...
-
Gashi kërkon rinumërim të të gjitha votave: Një fenomen i vërejtur në këto zgjedhje është manipulimi masiv me votën e diasporës
Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave pasi...
-
Zjạrri kaplon Bjeshkët e Deçanit, Ramosaj kërkon ndihmë
Një zjarr ka kapluar Bjeshkët e Deçanit, gjatë ditës së djeshme, derisa me kë...