BIK me mesazh për Bajram: Të jemi më mëshirues e tolerant
Autori: Gazeta inFokus
12:02 | 31 Gusht 2017
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi ka dhënë një mesazh urimi duke thënë se kjo është festë madhështore të cilën besimtari e stolisë me përkushtim, sakrificë e flijim.
Në një deklaratë për media Mexhidi, është shprehur se festa e Bajramit sjellë mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore, barazinë, unitetin e solidaritetin.
Ai është shprehur se Kuban Bajrami reflekton adhurimin ndaj krijuesit ndërsa ka për qëllim arritjen e devotshmërisë.
“Festa e Kurban Bajramit, përveç që reflekton adhurimin e Krijuesit fuqiplotë në vete ka edhe simbolikën e flijimit, që tek ne vjen nga koha e Ibrahimit a.s., e që për mision ka vlerat e kamotshme të humanitetit, solidaritetit, bamirësisë, e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kurbanit që e bëjmë me këtë rast nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut, por mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë”, tha ai.
Ai bëri thirrje që qytetarët të jenë më mëshirues e bujarë, dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë sa më shumë.
Mexhidi: Të ndihmojmë skamnorët, jetimët dhe gjithë ata që kanë nevojë
“Në këtë ditë feste e gëzimi, thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri-tjetrin, skamnorët, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera më të mira për një shoqëri më të shëndoshë, për një unitet e vëllazëri më të mirëfilltë”, tha ai.
Mexhidi bashkëngjiti lutjet e tij për falje e mëshirë për me miliona haxhinj që kanë shkuar në Haxh, duke uruar që t’iu pranohet haxhi dhe lutjet( ibadetet)

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































