Lajme

BIK i ndihmon mërgimtarët të mashtrojnë, lëshon faturën 4520 euro për varrim

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 23 July 2019

Disa mërgimtarë të cilët po e shfrytëzojnë vdekjen e të afërmve të tyre për të përfituar materialisht, po gjejnë mbështetje nga Bashkësia Islame e Kosovës. Përmes vërtetimeve të lëshuara, BIK-u po ua mundëson atyre që t’i mashtrojnë shtetet ku jetojnë dhe të marrin si kompensim shumën e fryer të shpenzimeve për ceremoninë mortore.

Bashkësia Islame e Kosovës duket se ceremoninë e varrimit dhe të ngushëllimeve po e shndërron në biznes për disa mërgimtarë.

Në një vërtetim të lëshuar nga Këshilli i Bashlësisë Islame në Lipjan, një ceremoni varrimi dhe ngushëllimi është faturuar në shumën e 4 mijë e 520 eurove. Ky vërtetim, ia mundëson para që t’i marrin këtë shumë parash si kompensim në shtetet ku jetojnë.

-Advertisement-

Madje, për ceremoninë e varrimit të babait të një mërgimtari, BIK-u i Lipjanit e ka faturuar në shumën e 1 mijë eurove përmendoren e varrit, e cila është e ndaluar në fenë islame.

‘Sandeku’ dhe dërrasat që vendosen në varr, janë llogaritur 300 euro.

Vetëm qefini për mbulimin e kufomës llogaritet të ketë kushtuar 300 euro, sipas BIK-ut.

400 euro janë llogaritur vetëm tri shërbime: hapja e varrit, larja e kufomës dhe transporti.

Shpenzimet gjatë pritjes së ngushëllimeve për të ndjerin, BIK-u i ka llogaritur në shumën e plot 2 mijë e 100 eurove.

150 euro vlerësohet vetëm shërbimi i imamit në ceremoninë e varrimit.

Ky vërtetim mbanë nënshkrimin e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, Xhevdet Bytyqit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera