Rozë

Big Mama humb njeriun e shtrenjtë/foto

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 09 November 2019

Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka dhënë një lajm të trishtuar nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

Ajo ka zbuluar se fundjava e ka gjetur të pikëlluar familjen e saj, pasi ka humbur babanë.

I ati i këngëtares, Adi Kasami, ka ndërruar jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.

-Advertisement-

Big Mama shprehet se nesër do t’i japë lamtumirën e fundit babait pasi njofton të afërmit të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të dielën.

“Sot në mëngjes pas një sëmundje ka ndërruar jetë më i dashuri ynë babai Adi Kasami, njoftojmë familjarët miqt të tjerë se varrimi i të ndjerit bëhët nesër datë 10.11.2019 në namazin e drekës, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Tetovë”, shkruan këngëtarja.

Ndërkohë Big Mama kishte vetëm pak kohë që i ishte rikthyer muzikës. Pak kohë më parë ajo publikuar një remake të këngës “Akoma të du” nga Bertan Asllani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera