Rozë

Big Brother Vip mund të jetë me skenar dhe mesazhet e publikuara na bëjnë të dyshojmë

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 13 January 2022

Mbrëmjen e djeshme moderatorja Einxhel Shkira u eliminua nga “Big Brother VIP”, mirëpo ajo u rikthye sërish sepse kishte biletën e kthimit.

Ish-fituesi i “Big Brother”, Anaid Kaloti ka hedhur dyshime se dalja dhe rikthimi i Einxhelit janë bërë me planifikim nga produksioni.

Pak para spektaklit të djeshëm, ai ka publikuar një status të tillë: “Habiteni ju nëse del Einxhel sonte…?” Siç tashmë e dimë të gjithë, moderatorja doli.

-Advertisement-

Më tej, Anaidi ka publikuar një bisedë me Ardit Çunin, ku shihet se i ka shkruar këtij të fundit: “Del dhe hyn prapë domethënë. Ta dish se pastaj thua Anaidi shpik”.

Kështu ndodhi dhe shumëkush mund të mendojë se Big Brother Vip është me skenar. Ajo që ndodhi mbrëmë në fakt është një shenjë.

Dalja e Einxhel ose e Dagz do bënte që në shtëpinë e Big Brother Vip të ndërpritej një histori dashurie për momentin. Produksionit i leverdis “shoë” dhe normalisht kthimi i Einxhel është në të mirë të kësaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera