Rozë

”Big Brother Vip Kosova 3” me Arbanën dhe Luizin? Zbulohet lista e banorëve që do të jenë pjesë e këtij edicioni

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 18 August 2024

”Big Brother Vip Kosova 3” po afron, edhe pse banorët e edicionit të dytë vijojnë që të jenë aktivë në syrin e publikut.

Në media po qarkullojnë edhe emrat që do të marrin pjesë në këtë edicion. Thuhet se autore e formatit këtë vit do të jetë autorja e ”Për’puthen” Olsa Muhameti, ndërsa moderatorë për të tretin edicion Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Por duhet thënë se vijon ende të përflitet si moderatore e mundshme Arbana Osmani dhe pjesëmarrja e Luiz Ejllit, ndonëse asgjë nuk është konfirmuar nga vetë personazhet.

-Advertisement-

Edicionin e dytë e fitoi ish-futbollisti Lumbardh Salihu, i cili sipas asaj që ka treguar, do të lançojë në treg brandin e tij të parë të bluze ”The Cute Club”.

Nga ana tjetër, pas mbylljes së tre sezoneve të suksesshme që mbajtën mbërthyer shqiptarët para ekranit të Top Channel, Big Brother VIP 4 po vjen.

Lajmin e ka bërë vetë me dije producentja e Big Brother, Sara Hoxha në një formë krejt të veçantë. Producentja ka ndarë në rrjetet sociale kafen e saj të mëngjesit, ku shkruhet “Big Brother VIP 4 po vjen”.

Mesa duket ekipi ka nisur punën për edicionin e katër të Big Brother që siç dihet, ky format sjell çdo vit risi dhe surpriza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera