Rozë

Big Bang – krijuesi i hiteve shqiptare feston ditëlindjen

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 06 Nëntor 2017

Sot, feston ditëlindjen njëri prej producentëve më të njohur shqiptar, Arbër Gjikolli ose siç të tjerët e njohin – Big Bang, ai i cili qëndron në krye të RedBox Entertainmet, studio nga ku dalin hite shqip të cilat arrijnë miliona klikime në youtube, njofton Klan Kosova.

Urime të njëpasnjëshme i erdhën nga artistët më të njohur të estradës, të cilët shfrytëzuan rrjetet sociale për ta uruar njeriun i cili iu qëndron prapa shumë sukseseve të tyre.

Duke nisur nga vëllai i tij – Gjiko, njëri prej këngëtarëve më të pëlqyer të momentit, më pas Ledri Vula prapa të cilit shpesh herë qëndron Big Bang, Skerdi – artisti me prejardhje nga Shqipëria i cili e uroi atë duke e quajtur vëlla, Ermal Fejzullahu dhe shumë të tjerë, të cilët zgjodhën fjalët më të mira për ta uruar.

-Advertisement-

Ju kujtojmë vetëm disa nga super-hitet që u realizuan nga Big Bang, e të cilat edhe sot vazhdojnë të dëgjohen sikur në ditën e parë.

Hiti tashmë edhe botëror “BonBon” nga Era Istrefi, “Krejt shokt e mi” nga Ledri Vula e Lumi B, “U harrum” nga Ledri, “Faje” nga Skerdi e Gjiko, “Yjet Nalt” nga Gjiko, “A ma fal” nga Young Zerka, “Simpatia” një remake nga Dhurata Dora e Lumi B, “Nona” nga Young Zerka e Ledri, “S’ka inat” nga Nora Istrefi e Robert Berisha, “Gabime” Gjiko e Nora, “Sonte” Ronela Hajati me Lyrical Son, “Je shku” Gjiko, “Harem” nga Young Zerka, “Nana” nga Skerdi, “Hije” nga Ermali e Nora, “Veç për mu” nga Butrint Imeri, “A jena mirë” nga Ledri Vula” e së fundi “Papuqe Gucci” nga Gjiko me mbi tre milionë klikime brenda një jave.

Këto ishin vetëm disa nga këngët që u punuan në studion e RedBox Entertainmet nga vetë dora e Arbërit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy