Lajme

Bien nga sistem rrjetet social facebook, instagram dhe WhatsApp

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 04 October 2021

Tri prej rrjeteve sociale më të popullarizuar në botë, facebook, instagram dhe WhatsApp ka renë nga sistemi tash e disa minuta, shkruan Gazeta inFokus.

Asnjë përdorues i këtyre rrjeteve sociale nuk kanë mundur të kyçen për me shumë se 30 minuta.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe hamendësi të madhe të të gjitha ata që i përdorin facebookin, instagramin dhe WhatsAppin.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet se pse ranë nga sistemi këto rrjete sociale, por se shpejti do të ketë një njoftim nga kompania që menaxhon me facebookin dhe instagramin dhe WhatasAppin./Gazeta inFokus/

 

Të tjera