Lajme

Bien ndjeshëm shifrat e Covid-19 në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 27 April 2021

Në 24 orët e fundit janë kryer 994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë.

Po ashtu, janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë.

Arrestohet 24-vjeçari në Mitrovicë, i drejtoi armë një personi tjetër

-Advertisement-

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç nga Tirana e ka humbur betejën me COVID19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera