Bien eksportet e Kosovës drejt BE-së
Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 10 June 2017
Sipas shënimeve të Agjencisë së Statistikave, në vitin e kaluar Kosova thelloi edhe më tutje deficitin tregtar.
Të dhënat thonë se Kosova rriti importin nga vendet e BE-së, por eskporti drejt këtyre vendeve shënoi rënie.
Te tregtia me vendet e CEFTA-s Kosova vazhdon të blejë më së shumti mallra nga Serbia, ndërsa shitjen e mallrave të veta më së shumti e bën në Shqipëri.
“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej 2 479.8 milionë eurosh, ose shprehur në përqindje deficiti tregtar ishte më i lartë për 7.4%, krahasuar me vitin 2015. Pra, edhe në këtë vit kemi bilanc negativ”, thuhet në publikimin e ASK-së.
Në publikim tregohet edhe sa ishin eksportet dhe importet e Kosovës.
“Totali i eksporteve në vitin 2016 ishte 309.6 milionë euro, ndërsa totali i importeve ishte 2 789.4 milionë euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 11.1 për qind”, thuhet në raport.
Eksportet e Kosovës shënuan një rënie për -4.8 për qind.
“Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjatë vitit 2016 me ato të vitit 2015, shifrat tregojnë një rënie vjetore për (-4.8%). Rënie që ka rritur edhe më tej bilancin negativ tregtar të Kosovës”, sqaron komunikata.
Importet nga vendet e BE-së për në Kosovë u rritën, por eksportet shënuan rënie. Partneri kryesor i Kosovës ishte Gjermania.
“Të dhënat e tregtisë së mallrave për importin e Kosovës në vitin 2016 kanë shënuar një rritje vjetore rreth 5.9%, duke krahasuar me vitin paraprak 2015. Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 69,9 milionë euro, ose 22.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 34.0%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania me 4.5%, Holanda me 3.8%, Bullgaria me 3.6% dhe Austria me 2.2%.” thuhet më tutje në publikim.
Raporti konstaton se në krahasim të 2016-ës me 2015-ën, importet vjet u rritën 8 për qind.
“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 1 202.1 milionë euro, ose 43.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 8.0%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.3%), Italia (7.3%), Greqia (4.2%), Polonia (2.7%) dhe Sllovenia (2.2%)”, tregon ASK-ja.
Kosova eksportoi më së shumti në Shqipëri në vitin 2016 në krahasim me vendet tjera të CEFTA-s.
“Gjatë vitit 2016, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 144.2 milionë euro, ose 46.6% e eksporteve të përgjithshme, ku kishte një rritje prej 16.6%. Partnerët kryesorë për eksport në vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (13.6%), Serbia (13.3%), Maqedonia (12.5%) dhe Mali i Zi (4.5%)”, thotë publikimi.
Në anën tjetër Kosova më së shumti importoi mallra nga Serbia me pjesëmarrje prej 13.9 për qind. Importet e mallrave nga vendet e CEFTA-s shënuan rënie të lehtë.
“Importet nga vendet e CEFTA-s në vitin 2016 arritën në 753.1 milionë euro, ose 27.0% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-2.1%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (13.9%), Maqedonia (5.6%) dhe Shqipëria (4.2%).
Sipas statistikave të ASK-së, eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 95.3 milionë euro, ose 30.8 për qind, me partnerë të rëndësishëm Kazakistanin, Zvicrën, Kinën dhe Indinë.
Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 834.1 milionë euro, ose 29.9 për qind, me partnerë kryesorë Turqinë dhe Kinën.
Të tjera
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...