Rozë

Bieber kërkon falje për anulimin e turneut

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 25 July 2017

Justin Bieber ka kërkuar falje për anulimin e pjesës së mbetur të turneut të tij botëror “Purpose”, për shkak të “rrethanave të paparashikuara”.

Ky veprim i këngëtarit prekë 14 data të koncerteve në Azi dhe Amerikën veriore, që do të duhej të realizoheshin në tre muajt e ardhshëm.

“Më vjen keq për të gjithë që ndihen të dëshpëruar apo që ndihen se i kam tradhtuar. Kam qenë në turne për dy vite. Tani dua të pushoj, të relaksohem pak dhe do të ngas biçikletën” ka thënë Bieber.

-Advertisement-

Këngëtari ka performuar në më shumë se 150 koncerte gjatë këtij turneu, duke fituar 93.2 milionë dollarë në pjesën e parë të 2017-ës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera