Lajme

Bie vlera e euros në tregjet aziatike

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 05 September 2022

Në tregjet aziatike, vlera e euros ra në 0.99 dollar për herë të parë që nga viti 2002.

Më 5 shtator, vlera e funtit britanik ka në vlerën më të ulët në dy vjet e gjysmë, përkatësisht në 1.14 dollarë.

Monedha evropiane është në presion qëkur Rusia ndërpreu dërgesat me gaz për në Evropë përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1.

-Advertisement-

Autoritetet ruse thanë se ndërprerjet po bëhen për shkak të rrjedhjes së naftës në turbinat e gazsjellësit.

Autoritetet në Gjermani, shtet ku vjen gazi rus përmes këtij tubacioni, kanë thënë se ndërprerjet dhe reduktimi i furnizimeve të energjisë ruse, janë përpjekje e Moskës për të ndëshkuar shtetet perëndimore që kanë vendosur sanksione ndaj saj për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Njoftimi për pezullimin e dërgesave të gazit natyror po ashtu erdhi pasi ministrat e financave të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) vendosën çmim tavan për naftën ruse./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera