Lajme

Bie vlera e Bitcoin

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 15 September 2017

Monedha digjitale Bitcoin po vazhdon rënien kundrejt dollarit edhe sot, pas një rinie prej 16% në vlerën e tij të enjten.

Bitcoin filloi të kishte rënie të enjten pasi një media kineze raportoi se rregullatorët e vendit janë duke i ndalur shkëmbimet.

Business Insider raportoi së pari se Kina është duke shikuar të marrë masa për t’i ndaluar të gjitha kriptomonedhat, pasi Banka e Popullit të Kinës ndaloi shkëmbimet në fillim të muajit, transmeton Gazeta Express.

Gjërat u përkeqësuan kur BTCChina, një nga shkëmbyesit më të mëdhenj lokal, tha se do të ndalojë tregtimin në fund të muajit.

-Advertisement-

Bloomberg tani po raporton se shkëmbimet do të ndalohen deri në fund të muajit. Bitcoin ra për 16% kundrejt dollarit gjatë tregut të ditës.

Kriptomonedha e nisi edhe ditën e premte me rënie gjithashtu. Në ora 7 të mëngjesit, Bitcoin ishte në rënie për 1.7% kundrejt dollarit.

Tabela më poshtë tregon se çfarë jave e tmerrshme ka qenë kjo për Bitcoin, duke rënë rreth 1,000 dollarë në vlerë gjatë 7 ditëve të fundit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera