Lajme

Bie sistemi, i pamundur caktimi i terminit për vizë gjermane

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 07 October 2021

Shumë kosovarë kanë pritur sot që të hapet linku për termine për viza në Ambasadën Gjermane në Kosovë. Por, ata që kanë tentuar të bëjnë një termin, e kanë pasur të pamundur, pasi linku nuk është hapur, raporton Express

Linku i cili të çon drejt caktimit të një termini për vizë gjermane, nuk ka qenë i qasshëm sot në orën 14:00, siç ishte paralajmëruar.

Deri në orën 13:57 ky link ka funksionuar, por pas kësaj kohe është bllokuar.

Serverët e linkut për tërmine kanë rënë, ndërkaq ka qenë e pamundur të caktohet një termin për vizë.

Terminet të cilat do të caktoheshin sot, do të ishin të vlefshme për muajin nëntor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera