Lajme

Bie Serbia, shitja e produkteve serbe në Kosovë ka rënë për 40 për qind

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 21 November 2018

Rasim Lajiq, ministër i Tregtisë në Serbi, ka thënë se gjatë pak ditëve të para të ngritjes së masës, tregtia serbe ka rënë për rreth 40 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë një muaj më parë.

“Kosova i imponoi masat më 6 nëntor dhe nga atëherë e 8 ditë më pas, deri më 14 nëntor, për në Kosovë është nisur mall në vlerë prej 6,4 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë gjatë muajit tetor, vlera e mallrave të Serbisë të shitura në Kosovë ka qenë 10 milionë euro”, ka thënë Lajiqi për “Danas”.

Ministri serb ka thënë se, në konsultim me homologun e tij boshnjak, Mirko Sharoviq, kanë vendosur që të mos marrin pjesë në konferencën ministrore të muajit dhjetor të CEFTA-s nëse deri atëherë Kosova nuk tërhiqet nga vendimi. “Iu kemi drejtuar të gjithëve, por ende nuk ka hapa konkretë”, shtoi ministri serb i Tregtisë.

-Advertisement-

Ai theksoi se tregtarët serbë po presin çfarë do të ndodhë, ndërsa shtoi se në Kosovë më së shumti shitet rryma, benzina, sheqeri dhe vaji i lulediellit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera