Bie popullariteti i Trump, vetëm 36% miratojnë veprimet
Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 17 July 2017
Vetëm 36% e amerikanëve e aprovojnë performancën e Donald Trump në zyrën ovale.
Sondazhi i fundit i realizuar nga “Washington Post”/”ABC News” tregon se popullariteti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara ka rënë në nivelin më të ulët të 6 muajve të para në detyrë të një kryetari të shtetit amerikane përgjatë 70 viteve të fundit.Vetëm disa orë pasi sondazhi u bë publik, Trump iu kthye “Twitter”-it për të mbrojtur veten, duke i kujtuar realizuesve të anketimit se në kohën e zgjedhjeve, ishin gabuar shumë në parashikime. Të dielën, po përmes rrjetit të vet të preferuar social, ai kritikoi sërish median duke e akuzuar se “po shkatërron demokracinë” me mbulimin e bërë takimit që djali i tij pati vitin e kaluar me një juriste ruse, nën premtimin se do t’i ofroheshin informacione dëmtuese për rivalen e të atit në zgjedhje, Hillary Clinton.
“Hillary Clinton mund të siguronte në mënyrë të paligjshme pyetjet për debatet, apo mund të fshinte 3,000 e-maile, ndërkohë që është djali im Don ai që qortohet nga media e lajmeve të rreme?”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë në platformën e tij të preferuar. Trump i referohej e-maileve që Clinton fshiu nga kompjuteri i saj privat në periudhën kur ishte Sekretare Shteti, si dhe pretendimeve se media ja kishte treguar pyetjet para se ajo të përballej në një debat me një rival brenda partisë së saj demokrate disa muaj para zgjedhjeve të nëntorit. “Përmes burimeve të rreme dhe paidentifikuara, “fake news” po shkatërrojnë demokracinë në vendin tonë!” – shkruajti të dielën Presidenti Trump në profilin e tij në “Twitter”. Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë e hodhi poshtë sulmin e zotit Trump ndaj medias, duke thënë se “një shtyp i lire dhe i pavarur është kritik edhe ndaj demokracisë”.
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...