Lajme

Bie për 10 metra niveli i ujit në Badovc

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 16 January 2020

Bordi i Drejtorëve të Ujësjellësit të Prishtinës ka vizituar sot liqenin e Badovcit për t’u njohur për së afërmi të rënies së nivelit të ujit në këtë liqe, prej mbi 10 metra nga kuota maksimale dhe mundësitë më të mira për menaxhimin e situatës nëse situata aktuale përcillet edhe më tej me thatësira mbi vendin tonë.

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve Betim Berisha, tha se uji është burim natyror i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale dhe që të gjithë janë përdorues të ujit të pijshëm andaj kanë edhe përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve ujore, pasi ato varen direkt nga reshjet atmosferike.

Bordi i Drejtorëve të kësaj kompanie apeloi te Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor që të kenë kujdes në mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij resursi ujorë jetik për qytetarët.

-Advertisement-

“Liqenet akumuluese janë tuajat  andaj,  t’i ruajmë pafundësisht”, tha Bordi i Drejtorëve të KRU “Prishtina”.

Ndryshe, Liqeni i Badocit është një liqe akumulues sipërfaqësorë nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm 30 për qind e konsumatorëve në zonën operative, Graçanica, Çagllavica, Hajvalia, Veterniku, Miradia e Epërme, një pjesë e Prishtinës si Mati 1, Bregu i Diellit, Kolovica, Sofalia, Toukbashqe dhe Zllatari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera