Lajme

Bie numri i votuesve në Mitrovicë në krahasim me zgjedhjet e kaluara

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 11 June 2017

Numri i qytetarëve mitrovicas që kanë dalë për të votuar deri në orën 11:00 në të gjitha qendrat e votimit është 5616 votues ose 7,26 për qind e atyre me të drejtë vote.

Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ato të vitit 2014, numri i votuesve në këto zgjedhje është më i vogël, shkruan arbresh.info.

Në zgjedhjet e kaluara deri në orën 11:00 në qytetin e Mitrovicës kanë votuar 6728 ose 9,25 për qind e votuesve./Arbresh.info.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera