Lajme

Bie numri i vdekjeve në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 04 July 2017

Krahasuar me vitin 2015 numri i vdekjeve në Shqipëri ka rënë me 4,6 %.

Numri i vdekjeve në 2016 në Shqipëri është 21.388, duke rezultuar me një normë vdekshmërie prej 74,3 për 10.000 banorë.

Në numrin e vdekjeve gjatë vitit 2016, femrat zënë 47,2 % dhe meshkujt 52,8 %. Krahasuar me vitin 2015 numri i vdekjeve ka rënë me 4,6 %.

-Advertisement-

Vdekjet natyrale zënë 87,4 % të totalit në vitin 2016, pasuar nga vdekjet e shkaktuara nga aksidentet me 2,1 % dhe ato nga vetëvrasjet 1,1 %.

Koefiçienti i vdekshmërisë amtare në 2016 ka rënë në 3,2 për 100.000 lindje të gjalla nga 9,0 që ishte në 2015.

Sipas Instat, në vitin 2016, rreth 52,0 % e vdekjeve janë shkaktuar nga “sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat për këtë periudhë janë ulur me 4,2 %, në krahasim me 2015.

Ndër shkaqet e tjera që zënë peshë të rëndësishme në numrin e vdekjeve janë “tumoret” me 15,8 % të totalit. Në vitin 2016, vdekjet e shkaktuara nga tumoret janë rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë, ku nëngrupi i sëmundjeve „tumor në mushkëri‟ përbën 20,4 %

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera