Bie numri i rasteve me fruth në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 28 October 2017
Ka javë që Kosova po përballet me epidemin e fruthit, prej të cilës kanë humbur jetën dy persona. Një fëmijë 15 muajsh dhe një 37 vjeçar ishin viktimat e kësaj sëmundje gjatë këtij viti.
Por, në QKUK numri i të prekurëve nga kjo sëmundje ditëve të fundit ka filluar të bie. Aktualisht aty gjenden në mjekim 55 raste, kurse vetëm dy prej tyre janë në gjendje pak më të rënduar shëndetësore.
Këtë e ka bërë të ditur për ‘Indeksonline’, drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani i cili tha se numri i të prekurve nga kjo sëmundje krahasuar me më parë ka pësuar rënie.
Ai tha se vetëm dy nga të sëmurët janë në gjendje më të rënduar shëndetësore krahasur me të tjerët që gjenden të shtrirë në këtë klinikë. Sipas tij, gjatë kësaj kohe janë marrë masa parandaluese si maskat për personelin pastaj mjekim dhe izolim nga ambientet publike.
“Jemi në mjekim të 55 rasteve në këtë klinikë, prej tyre vetëm dy janë në gjendje pak më të rënduar se të tjerët. Kemi një rënie të rasteve këto ditët e fundit krahasurar me më parë, gjithashtu kemi marrë edhe masa parandaluese siç janë maskat për personelin dhe izolim, pra mjekim” tha Ramadani.
Më tej, drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani shpegoi se duhet të bëhet vaksinimi dhe imunizimi për shkak të epidemisë, në mënyrë që mos të jetë kaq i madh sikurse këtë vit numri i të prekurëve nga epidemia e fruthit. Sipas tij ata kanë marrë mbështetje edhe nga Ministria e Shëndetësisë sidomos me medikamente dhe material harxhues.
“Ministria e Shëndetësis na ka furnizuar me medikamente dhe material harxhues dhe kemi mbështetjen e plotë të zotit Uran Ismajli, për çka e falenderojmë” përfundoi Ramadani.
Të tjera
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...