Bie numri i përdoruesve të heroinës, rritet ai i narkotikëve të tjerë

Autori: Gazeta inFokus
10:13 | 29 April 2017
Përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit, ka shënuar rënie të përdorimit nga të rinjtë e Kosovës, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj.
Sipas studiuesve në Universitetin Kolumbia të SHBA-së, numri i amerikanëve që përdorë heroinë është pesëfishuar në dekadën e fundit dhe mosha e përdoruesve është ndërmjet 18 deri në 44 vjeç.
Por, në Kosovë në tre vjetët e fundit nuk është shënuar asnjë rast që të rinjtë të kenë kërkuar ndihmë mjekësore për përdorim të heroinës, ka deklaruar Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, në Prishtinë.
Megjithatë, thotë ai, substancat e tjera narkotike kanë shënuar rritje në përdorim dhe marihuana tashmë përdoret edhe nga fëmijët e moshës 12-vjeçare.
“Sa i përket drogës së llojit heroinë, në Kosovë ka rënë dukshëm trendi i përdorimit. Sipas të dhënave tona, tre vjetët e fundit nuk e kemi asnjë rast të përdoruesve të heroinës. Janë shkëputur gjeneratat e vjetra, që kanë përdorur heroinë, nga këto të rejat. Kjo është interesante te ne, pasi heroina është trend në rritje në botë, derisa te ne ka shënuar rënie. Mirëpo duhet pasur kujdes në programe parandaluese që të mos na rikthehet”, thotë Blakaj.
Sipas tij, rënia e numrit të përdoruesve të heroinës ka ardhur pas shtimit të aktiviteteve për parandalim të përdorimit të heroinës dhe njëkohësisht edhe angazhimit të Policisë së Kosovës.
“Mirëpo, janë rritur përdoruesit e drogave tjera, sidomos marihuana. Mosha mesatare e fillimit të cilësdo drogë është 16 vjeç. Por, ka raste kur me marshuanë fillojnë me 12 vjeç, pra fëmijë ndonëse janë raste të rralla. Derisa kalojnë me droga tjera në moshën 21 vjeçare”, shton Blakaj.
Autoritetet e rendit thonë se për dukurinë e luftimit të trafikimit me narkotikë kanë zhvilluar plane strategjike, të cilat siç thonë janë treguar të suksesshme.
Baki Kelani, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se policia ka shtuar aktivitetet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve.
“Policia e Kosovës, bazuar në planin strategjik zhvillimor, një rëndësi të veçantë i ka kushtuar luftës së trafikimit me narkotikë ku bën pjesë edhe heroina. Policia ka arritur që brenda kësaj periudhe kohore të vitit 2017 të realizojë një sërë planesh konkrete, ku nga janari deri në prill të konfiskojë mbi 28 kilogramë heroinë. Kjo tregon se rezultatet janë të larta, duke marrë parasysh periudhën e shkurtër dhe sasinë e konfiskuar”, shpjegon Kelani.
Kosova ndodhet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe për shkak të pozitës gjeostrategjike, sipas ekspertëve të fushës, bën pjesë në rrugën ballkanike të transportimit të substancave narkotike, qoftë me origjinë nga Lindja drejt Perëndimit apo anasjelltas.
Kosova është konsideruar vend transit për trafikimin e drogës dhe jo destinacion i saj, thonë autoritetet e rendit, një pohim i bazuar edhe në raportet ndërkombëtare për aktivitetet e grupeve të njohura si trafikues me substanca narkotike

Të tjera
-
Hasani për moscaktimin e Kryeprokurorit të Shtetit: Presidentja po cenon funksionin primar kushtetues
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka vlerësuar se Presidentja...
-
Zëdhënësi i Qeverisë: Në marrëveshjen e Ohrit askund nuk përmendet termi ‘Asociacion’
Në marrëvshjen e BE-së ku Kurti e Vuçiq u pajtuan për ta zbatuar atë, sipas z...
-
Demolohet një lokal në kryeqytet
Një lokal është demoluar në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet. Lajmin e k...
-
Dëme të shumta nga erërat e forta në Dukagjin
Nga erërat e forta, të cilat goditën mbrëmë vendin, më së shumti u dëmtuan ko...
-
Sulmi ndaj Top Channel, ish-prokurorja: Nuk janë marrë në konsideratë pasojat
Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj e ka quajtur sulmin ndaj ambienteve të Top Ch...
-
Edita Tahiri: Shqiptarët e Luginës së Preshevës mbetën jetim nga Qeveria Kurti
Ish koordinatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se shqiptarët...
-
Hasani: Kurti ka luajtur rolin tërësisht gabim, vetëmenaxhimi do të sjellë pasoja afatgjate
Me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të bëhet një rend ...
-
Avokati i PDK-së: Ka shkelje serioze, presidentja mund të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese
Avokati Faton Fetahu, që përfaqësoi PDK-në në rastin kundër ligjit për KPK-në...
-
Blerta Deliu: Sot në Drenicë për të kujtuar masakrën e Izbicës, konvoji i xhipave të zi i pushtetit të Kurtit e Osmanit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti dekl...
-
Tahiri për mosdekretimin e Kryeprokurorit: Shkelje e rëndë kushtetuese të mos dekretohet për një nënshkrim
Shefi i deputetëve në AAK, Besnik Tahiri duke folur për mosdekretimin e Kryep...
-
Hill: Dialogu nuk parasheh reciprocitetin, të drejtat e shqiptarëve trajtohen brenda Serbisë
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka përsëritur qëndrimin e tij...
-
Gazetari i njohur i ekonomisë ia perplasë Muratit për fytyre disa fakte të hidhura
Gazetari i njohur i ekonomisë, Lavdim Hamidi, i ka reaguar ministrit të finan...