Lajme

Bie numri i të vaksinuarve në Kosovë, për një ditë më pak se 2 mijë doza të dhëna

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 04 November 2021

Së fundmi ka rënë numri i personave që po vaksinohen kundër COVID-19.

Derisa gjatë muajve të kaluar brenda ditës administroheshin edhe mbi 20 mijë doza të vaksinës, ditëve të fundit po administrohen më pak se 5 mijë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 2 mijë e 748 doza të vaksinës Anti-COVID.

-Advertisement-

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH’së, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 575 mijë e 375.

840 mijë e 18 persona janë vaksinuar me dozën me parë të vaksinës.

“04 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.748 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.575.375 doza të vaksinës. Deri më sot 735.357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministra e Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera