Fokus

Bie numri i shtetasve të huaj që hyjnë në Kosovë, pas vendimit të qeverisë për tre dozat e vaksinës

Autori: Erion Maliqaj 12:48 | 26 January 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së enjte me Komitetin për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19, morën vendim për shtrëngimin e masave anti-Covid, pas rritjes së madhe të rasteve pozitive me këtë virus, shkruan Gazeta inFokus.

Njeri nga vendimet që u kundërshtua më së shumti dhe u organizua edhe protestë nga qytetarët e Kuksit në kufirin e Morinës, ishte ai për shtetasit e huaj që hynë brenda Republikës së Kosovës.

Qeveria mori vendim që çdo person, i cili hynë në vendin tonë duhet të posedoj dëshmitë se është vaksinuar me tri dozat, ose me të dy dozat e vaksinës anti-Covid të bashkangjitur edhe një test negativ RT-PCR jo më të vjetër se 48 orë.

-Advertisement-

E ky vendim i ekzekutivit ka ndikuar që në Kosovë të hyjnë me pak shtetas të huaj, kjo pasi ata nuk i kanë dëshmitë e kërkuara nga Institucionet e Kosovës.

Gazeta inFokus ka siguruar nga Policia numrin e qytetarëve të huaj që kanë hyrë në Kosovë gjatë ditës së premte, kur nuk ishte në zbatim vendimi i Qeverisë Kurti dhe numrin e personave që kanë hyrë në vendin tonë gjatë ditë së hënë, në ditën e tretë të zbatimit të vendimit, pas vikendit.

Me 21 janar, e premte, në Republikën e Kosovës kanë hyrë 13 mijë 658 shtetas të huaj, kurse gjatë ditës së hënë në vendin tonë kanë hyrë 9 mijë 427 qytetarë.

Kjo i bije se vendimin i Qeverisë Kurti ka ndikuar që në vendin tonë gjatë ditës së hënë të hyjnë me pak 4 mijë e 231 shtetas të huaj, krahasuar me ditën e premte.

Gazeta inFokus po ashtu përmes një përgjigje nga Policia e Kosovës ka mësuar se në ditën e parë të këtij vendimi në vendin tonë kanë hyrë 11 mijë e 996 qytetarë, kurse gjatë ditës së diele 10 mijë e 550 shtetas të huaj.

Vendimi të cilën e morën Institucionet e Kosovës ka ndikuar që secilin ditë të bije numri i qytetarëve të huaj që duan të hynë në vendin tonë.

Derisa në një përgjigje për Gazetën inFokus nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se rishqyrtimi i masave bëhet në fund të javës, duke pasë parasysh numrin e rasteve të reja me Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, nga koronavirusi kanë humbur jetën 3 mijë e dy qytetarë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera