Bie numri i rasteve të raportuara për trafikim
Autori: Gazeta inFokus
15:48 | 30 Korrik 2018
Në Ditën Botërore kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, në Kosovë raportohet një rënie e përgjithshme e rasteve të raportuara të trafikimit.
Kjo rënie është falë zbatimit të suksesshëm të iniciativave strategjike kundër trafikimit, ngritjes së vetëdijes dhe ngritjes së kapaciteteve të institucioneve dhe organizatave të përfshira në luftën kundër trafikimit.
Sipas të dhënave që posedon Ministria e Punëve të Brendshme, në vitin 2017 janë identifikuar 16 viktima të trafikimit dhe janë ngritur 12 kallëzime penale, ndërsa në vitin 2018 janë identifikuar 6 viktima të trafikimit dhe janë ngritur 5 kallëzime penale. Sipas hulumtimit të bërë nga BE, gratë dhe fëmijët, veçanërisht ato që vijnë nga zonat rurale dhe më të varfra, identifikohen si më të prekurit nga trafikimi. Sipas hulumtimeve me organizatat lokale, komunat në shumicën e rrezikut janë Mitrovica, Ferizaj dhe Prishtina. Institucionet e Kosovës, me mbështetjen e BE-së, SHBA-së dhe të donatorëve të tjerë ndërkombëtarë, po trajtojnë me seriozitet trafikimin e qenieve njerëzore.
Progres i konsiderueshëm është bërë në Kodin e Procedurës Penale, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2013, duke ashpërsuar dënimet për trafikantët dhe duke penalizuar përdorimin e shërbimeve të viktimave të trafikimit.
Për më tepër, Kosova mbetet midis disa vendeve që kanë një ligj për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, i cili është në fuqi nga viti 2013.

T� tjera
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlind Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
































