Lajme

Bie numri i pacientëve të infektuar me Covid-19 në spitale

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 12 May 2021

Ka rënë dukshëm numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim nga Sars-Cov-2, në kuadër të klinikave COVID të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme.

ShSKUK ka bërë të ditur se nga raportet e përmbledhura të datës 12 maj janë trajtuar 361 pacientë nga Coronavirusi, shkruan Gazeta inFokus.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

255 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 272 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 160 pacientë

12 prej tyre në gjendje të rënduar

109 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

129 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 70 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë

Mjekimi Intensiv- COVID, 11 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 201 pacientë

15 prej tyre në gjendje të rënduar

146 të konfirmuar pozitivë

143 me oksigjeno- terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 36 pacientë

Spitali i Gjakovës, 34 pacientë

Spitali i Pejës, 41 pacientë

Spitali i Gjilanit, 31 pacientë

Spitali i Ferizajt, 29 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera