Lajme

Bie numri i pacientëve të hospitalizuar me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 28 September 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur numrin e pacientëve të hospitalizuar me Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 288 pacientë, 208 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 62 pacientë

-Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 31pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 14 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 20 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 24 pacientë

-Spitali i Pejës, 52 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 20 pacientë

-Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

-Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 23 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera