Lajme

Bie numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 29 April 2021

Numri i të hospitalizuarve në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës ka rënë së fundmi. Nga gati 1 mijë pacientë të hospitalizuar sa ishin, numri ka rënë nën 600.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, kanë bërë të ditur se 589 pacientë janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Prej tyre, 471 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 37 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

-Advertisement-

Aksident me vdekje në autostradën Durrës-Sukth, arrestohet shoferja 60-vjeçare

Vetëm në klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 242 pacientë, 11 prej të cilëve në gjendje të rënduar.

Njoftimi i plotë i SHSKUK’së:

589 pacientë po trajtohen në ShSKUK

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme ka vazhduar të ulet numri i rasteve të spitalizuara me Sars-Cov-2.

Nga raportimet e datës 29 prill 2021, numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 589, ku prej tyre, 471 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 451 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 242 pacientë

11 prej tyre në gjendje të rënduar

176 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

193 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 91 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 45 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 7 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 10 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 347 pacientë

26 prej tyre në gjendje të rënduar

295 të konfirmuar pozitivë

258 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 54 pacientë

Spitali i Gjakovës, 60 pacientë

Spitali i Pejës, 87 pacientë

Spitali i Gjilanit, 51 pacientë

Spitali i Ferizajt, 444 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera