Lajme

Bie numri i pacientëve me koronavirus që po trajtohen në spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 28 September 2021

Spitali i Pejës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se 52 pacientë janë të shtrirë më Covid-19, ku 36 prej tyre janë më oksigjenoterapi, shkruan Gazeta Infokus.

Në njoftim thuhet se 10 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 9 pacientë janë më CPAP maskë.

Kurse 12 pacientë të tjerë gjatë ditës së sotme janë shëruar.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i tyre:

Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19, datë 28.09.2021:

-52 pacientë janë të shtrirë;

-36 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

– 9 pacientë janë në CPAP;

– 10 pacientë ne gjendje të rëndë;

– 12 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit;

Mbroje vetën vaksinohu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera