Lajme

Bie numri i pacientëve me Covid-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës, kjo është gjendja e tyre

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 28 March 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 5 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, në trajtim mjekësor janë edhe 8 pacientë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 7 pacientë

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

-Spitali i Gjakovës, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera