Lajme

Bie numri i pacientëve me Covid-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës, kjo është gjendja e tyre

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 01 March 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 50 pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, prej tyre 42 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 8 të tjerë të negativizuar, post-Covid-19, 30 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 5 pacientë  në Mjekim Intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 23 pacientë

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

-Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

-Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

-Spitali i Pejës, 1 pacient

-Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 5 pacientë./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera