Bie niveli i ujit në liqenin e Badovcit, ujësjellësi nuk përjashton reduktimet
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 17 July 2022
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se niveli i ujit në liqenet akumuluese kanë pësuar rënie. Niveli i ujit në liqenin e Badovcit është minus 8 metra dhe sipas drejtuesve të kësaj kompanie, ky është niveli më i ulët prej pas luftës. Aktualisht furnizimi me ujë nuk është rrezikuar po për shkak të konsumit të lartë gjërat mund të ndryshojnë dhe të fillojnë reduktimet.
Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa, deklaroi se situatë pak më e mirë është në liqenin e Batllavës.
“Pjesa e liqeneve tona akumuluese, të dyja që menaxhojmë, në Batllavë dhe liqeni i Badovcit sa i përket pjesës së niveleve, niveli në liqenin e Badovcit është minus 8 metra nga niveli i kuotës së kapërderdhjes që përbën nivelet me të ultë në periudhën e pas luftës. Liqeni i Batllavës është në nivel të mirë në aspektin e akumulimeve, mirëpo problematike si zakonisht është liqeni i Badovcit”, ka deklaruar Xhafa.
Xhafa shtoi se aktualisht furnizimi me ujë për qytetarët që furnizohen ekskluzivisht nga liqeni i Badvocit po vazhdon rregullisht por kjo mund të ndryshojë dhe të fillojnë reduktimet.
“Sa i përket pjesës së rezervave nëse flasim referuar liqenit të Badovcit ne e kemi pjesën e trajtimit që bëjmë nga impianti në Shkabaj, duke marrë ujin nga liqeni i Ujmanit dhe Batllavë me këto të dyja i kompensojmë. Por, sigurisht nëse vazhdon një trend i tillë i konsumit, pjesët që furnizohen ekskluzivisht nga Badovci mund të përballen me reduktime të furnizimit me ujë, me qëllim të tejkalojmë këtë periudhë të konsumit të madh ose këtë periudhe thatësie që po mbretëron tash e një kohë të gjatë”, ka shtuar ajo.
Xhafa tha se nëse vendoset që të aplikohen reduktimet, atëherë ato do të jenë gjatë natës.
Qytetarët në Kaçanik dhe Han të Elezit së fundmi u përballen me ujë jo të pastër, por Xhafa garanton se në Prishtinë uji është i sigurt për pije. Ai shton se cilësia e ujit monitorohet 24 orë.
Kjo kompani është duke marrë masa edhe për ata persona të papërgjegjshëm që ndërhyjnë në rrjetin e ujësjellësit dhe bëjnë kyçje ilegale.
“Pjesa e kyçjeve ilegale në rrjetat e furnizimit më ujë, fatkeqësisht ende po vazhdon të jetë e lartë, jo vetëm tek ne por në nivel sektori. Ne kemi ekipet tona të inspektimit, kemi ndërruar oraret e inspektimit po i trajtojmë sipas kodit penal sepse dihet se kyçja ose prekja e infrastrukturës tonë përbën vepër penale sipas kodit penal, të gjitha këto raste jemi duke i trajtuar dhe duke i dërguar në gjykatë kompetente. Javën e shkuar ishin dikur rreth 20 raste që u dërguan, në çdo dy javë janë minimalisht nga 20 raste që dërgohen për procedim tutje në gjykatat kompetente”, ka thënë Xhafa.
KRU “Prishtina” apelon konsumatorët se shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm./KP
Të tjera
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...