Lajme

Bie nga sistemi blloku B2 i KEK-ut

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 10 August 2023

Blloku B2 i Korporatës Energjetike të Kosovës ka rënë nga sistemi.

Fillimisht Gazeta Blic nga burime te saj ka kuptuar se ky bllok tashmë është jashtë sistemit.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic edhe zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës Skënder Bucolli i cili ka dhënë detaje shtesë.

-Advertisement-

“Blloku B2 ka pasur rrjedhje … janë ekipet që po punojnë për sanimin e dëmeve. Besojmë që pak më vonë do të keni informata shtesë”, ka thënë Bucolli.

Sipas Bucollit deri të dalja jashtë sistemit ka ardhur për shkak se ka pasur rrjedhje në kaldajën e Bllokut B2.

“Besojmë që deri nesër ky bllok do të kthehet në sistem. Aktualisht mungesën e rrymës së prodhuar nga ky bllok jemi duke e importuar nga jashtë”, tha ai.

Aktualisht janë dy blloqe jashtë sistemit të KEK. B1 që është në remonte tash e sa kohë dhe tashmë që ka rënë nga blloku edhe B2.

I pyetur se a mund të kemi reduktime për shkak të këtij defekti në B2, Bucolli thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Jo nuk do të ketë reduktime ose diçka të tillë për shkak se jemi duke importuar rrymë nga jashtë për ti mbuluar nevojat e konsumatorëve;, tha zëdhënësi i KEK.

Momentalisht blloqet që janë në funksion po prodhojnë energji elektrike dikur rreth 250 ose 260 megavatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera