Lajme

Bie nga lartësia, vdes punëtori në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 20 June 2023

Policia e Kosovës njofton se një person në Ferizaj ka ndërruar jetë derisa ka qenë në vendin e punës.

Sipas Policisë, i njëjti në rrethana ende të panjohura ka rënë nga një lartësi.

Rasti është duke u hetuar si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse.

-Advertisement-

“Ferizaj 19.06.2023-11:22. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës , në rrethana të panjohura ka rënë nga një lartësi. Viktima është dërguar për tretman ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy